Krasniqi: Jam e lumtur, shtyrja e Olimpiadës më ndihmoi të stërvitesha më shumë
Në mesin e konferencës për shtyp me pjesëmarrëset e kategorisë deri në 48 kg në Xhudo, Distria Krasniqi ishte në qendër të vëmendjes pas ceremonisë së medaljeve teksa u bombardua në pyetje nga gazetarët.
Kampionia dardane u shpreh e lumtur teksa zbulon edhe sekretet e fitores.
"Jam shumë e lumtur, është një ndjesi shumë e bukur sepse është medalja e dytë për vendin tim, shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit e tjerë nga Kosova në këtë kategori të arrijnë të marrin medalje".
Si ishtë të arrish deri te medalja e artë?
"Ishte shumë e vështirë sepse Japonia në xhudo është një nga vendet më të forta, kishte presion të madh por unë kisha punuar shumë bashkë me trajnerin dhe në fund ja arritëm".
Si mendoni, kush e bëri diferencën në fitoren tuaj, strategjia apo viti i pandemisë prej të cilës u stërvitet një vit.
“Në fillim nuk isha shumë e gëzuar që Olimpiada u shty, kisha problem që të hiqja peshë, tani që e mendoj është më mirë për mua që u lojërat u shtynë për një vit sepse u përgatita më shumë dhe më fuqishëm".
E pyetur në fund nëse do të ndryshonte kategori për të garuar, kampionia olimpike nuk e mohoi diçka të tillë.
"Nuk e di akoma por mendoj se po, kam edhe një vit për të vendosur, do ta shohim nëse do të qëndroj në kategorinë deri në 48 kilogramë apo në 52”, përfundoi fjalën e saj kampionia më e re olimpike nga Kosova.

