(Video) Meteori gjigant 'fluturon' mbi qiellin e Norvegjisë, dhuron spektakël për banorët

Një meteor në përmasa të mëdha "ndriçoi" qiellin e Norvegjisë Jugore,  duke dhënë  një spektakël madhështor me tingujt dhe dritën, ndërsa kalonte në qiell.

Mendohet se një pjesë e vogël e tij mund të jetë ulur në Tokë, në afërsi të kryeqytetit, Oslo, sipas ekspertëve.

Rrjeti Norvegjez i Meteorëve, po analizon videon, ku  duket meteori si dhe të dhëna të tjera për të zbuluar origjinën dhe drejtimin e tij.

Sipas të dhënave paraprake, një pjesë e  meteorit  mund të ketë rënë në Tokë, në një zonë të madhe pyjore të quajtur Finemarka, 60 km në perëndim të kryeqytetit Oslo.

Meteori lëvizte me një shpejtësi prej 15-20 kilometrash në sekondë dhe ndriçoi qiellin  për rreth 5-6 sekonda, tha pjesëtari i rrjetit norvegjez.

"Ajo që pamë natën e kaluar ishte një meteor i madh, që me shumë mundësi udhëtonte midis Marsit dhe Jupiterit. Kur meteori lëviz me shpejtësi të madhe shkakton zhurmë,  dritë dhe shumë entuziazëm midis nesh (ekspertëve) dhe ndoshta frikë te të tjerët", theksoi Billett për Reuters.

Nuk u shënuan  raportime për të lënduar ose dëme materiale të mëdha, siç ndodhi në 2013, kur një meteor fluturoi mbi Rusi dhe shpërtheu mbi Chelyabinsk, sipas Bilet.