Aksidenti tragjik në Koraci/ Krerët e politikës në Kosovë dhe Shqipëri, solidarizohen me familjarët e viktimave
Krerët e Politikës në Kosovë e Shqipëri, janë solidarizuar me familjarët e viktimave dhe të plagosurit në aksidentin e Kroacisë. Kryeministri Kurti, presidentja, Osmani, Presidenti Meta, Kryeministri Rama, dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, e cilësuan si ditë të trishtueshme për shqiptarët.
Aksidenti me 10 të vdekur e 30 të plagosur, në Kroaci, ka sjell reagime te politikës kosovare dhe saj shqiptare. Ministri i Brendshëm i Kosovës, është nisur për në shtetin kroat, ndërsa Kryeministri Kurti, shkruan në “Facebook” se lutet që të ketë sa më pak viktima ndërsa solidarizohet me dhimbjen e familjarëve që kanë humbur anëtarët e tyre.
“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Me ankth e shpresë jemi pranë̈qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”
Ndërsa Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur tragjik, lajmin për aksident.
“Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë! Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë”
Dhembjen e madhe me familjet e viktimave e ka ndarë edhe Presidenti Ilir Meta.
“Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci. Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë. Falenderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit”.
Ndërsa Kryemisnitri Rama, shkruan:
“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t'ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave”
Ndërsa kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, shprehet i tronditur nga kjo tragjedi ndërsa iu shpreh ngushëllimet të afërmve të viktimave dhe iu uron shërim të shpejtë të lënduarve.


