Po transportonte emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind policisë, arrestohet 19-vjeçari në Progradec

Edvin Bucaj, është arrestuar ditën e sotme në Pogradec, pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Policia bën me dije se 19 vjeçarit, banues në Tiranë,  i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Jaguar’, i është kërkuar nga forcat e policisë rrugore që të ndaloje, por 19-vjeçari nuk iu është bindur urdhrit të tyre.

“Drejtuesi i mjetit, nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar në afërsi të vendit të quajtur "Guri i Kuq".- njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 19-vjeçari dyshohet se kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.