Covid në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, regjistrohen 22 raste të reja në 24 orët e fundit

 

Asnjë humbje jete dhe 22 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri i lartë I të infektuarve është regjistruar në Elbasan me 4 raste, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        22

Të shëruar në 24 orë     14

Të shtruar në spitale      9

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                4078

Testime totale             879,340

Raste pozitive             132,875

Raste të shëruara       130,139

Raste Aktive                       280

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              98

Elbasan            30

Kukës                29

Vlorë                26

Lezhë               26

Durrës              18

Shkodër           17

Fier                   14

Berat               13

Korçë                6

Gjirokastër        3