Varianti Delta përhapet globalisht ndërsa rastet fluturojnë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se Variant i ri Delta i Covid-19, tashmë është zbuluar në 124 territore në të gjithë botën.

Infeksionet janë në rritje dhe ai pritet të bëhet variant dominues globalisht në muajt e ardhshëm. OBSH parashikon që mund të ketë më shumë se 200 milion raste të konfirmuara brenda disa javësh.

Rritje ka pasur veçanërisht në Evropë dhe rajonin perëndimor të Paqësorit. Problem janë zonat të cilat nuk kanë akses në vaksina ose me një shtrirje më të ngadaltë të tyre.

Me më shumë se 1,300 vdekje në ditë janë raportuar në Indonezi, e cila është bërë epiqendra e re e kontinentit  Aziatik.

Qindra njerëz kanë vdekur në vetë-izolim pasi ata nuk mundur të marrin  trajtim të menjëhershëm , për shkak dhe të spitaleve  të mbingarkuara.

Edhe Meksika po përballet me valën e tretë të pandemisë. Numri i infeksioneve është rritur në më shumë se 15,000 në ditë, duke arritur kulmin .

Në disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Delta është bërë lloji mbizotërues i Covid që qarkullon. Ekspertët thonë se vaksinat ende funksionojnë mirë për t u mbrojtur kundër sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga ky variant.