Kosova pranë medaljes së parë olimpike, Distria Krasniqi në gjysmëfinale në Xhudo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2021, 09:37
Kosova pranë medaljes së parë olimpike, Distria Krasniqi në gjysmëfinale në Xhudo
Ka nisur garimi me shumë pozitivitet për Kosovën që është pranë medaljes se parë olimpike në xhudo, në sportin që dominon arenën europiane e jo vetëm.
Distria Krasniqi ka mposhtur rivalen Chen Hao Lin nga Taipei me ippon, në kategorinë -48 kg duke avancuar në raundin gjysmëfinal aty ku ka shanse të mëdha për medalje.
Rivalja e luftëtares dardane do të jetë Urantsetseg Munkhbat të cilën mund ta mposhtë dhe duhet ta mposhtë.
Zona e medaljes është një hap larg për Kosovën dhe Distria Krasniqin.
