Përurohet statuja e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri
Një statujë për të nderuar emrin e tij të madh dhe trashëgiminë që la pas, aty ku ka luajtur si futbollist.
U përurua sot, në ditën e tij të lindjes në stadiumin e Prishtinës, statuja e ikonës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri në një ceremoni zyrtare ku ishin të pranishëm drejtues të federates së futbollit por edhe politikanë dhe zyrtarë të qeverisë.
Ishin kryeministri Kurti, kreu i FFK, Ademi dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Ahmedi ata që zbuluan statujën e ikonës dhe legjendës së futbollit i cili u nda nga jeta para kohe më 9 qershor të 2018 në moshën 57-vjeçare.

Vokrri ishte një nga futbollistët më brilantë të futbollit të Kosovës ku shkëlqeu me çdo ekip që luajti në Kosovë, si Prishtina, Llapi, Partizani i Beogradit dhe Fenerbahçe e njëkohësisht bëri një punë madhore në njohjen dhe futjen e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Në nder të zbulimit të statujës së tij që tashmë qëndron dhe do të qëndrojë gjatë përpara stadiumit që mban emrin e tij në Prishtinë, u zhvilluan edhe dy ndeshje miqësore në impiantin e kryeqytetit kosovar.
