PSG zgjat kontratën e trajnerit Pochettino deri në vitin 2023
Shumë zhurmë u krijua rreth Mauricio Pochettinos i cili menjëherë në fund të sezonit të kaluar u përfol se ka përplasje me Leonardon dhe se do të largohej ku e prisnin me krahë hapur Tottenham sërish por edhe Perez te Real Madrid.
Deklaratat e Leonardos dhe vetë trajnerit më vonë qetësuan situatën dhe u duk se gjithçka kaloi por tanimë klubi parizien ka bërë hapin e radhës duke konfirmuar atë dhe stafin e tij në krye të skuadrës.
Kështu, trajneri argjentinas ka zgjatur kontratën deri në vitin 2023 teksa ajo e mëparshme skadonte në fund të sezonit 2022. Gjatë firmës në muajin janar, Pochettini kishte një klauzolë për një rinovim automatik nëse klubi dëshironte dhe tani klubi e ka bërë zyrtare duke ushtruar të drejtën e zgjatjes së kontratës deri në vitin 2023.
Në muajt e parë në krye të parizienëve, Pochettino fitoi Kupën e Francës dhe Superkupën e Francës, që janë dy trofetë e vetëm të tij ndërsa arriti deri në gjysmëfinalen e Championsit me PSG.
Me rinovimin e kontratës, mbyllet edhe çështja e trajenrit te PSG që ka ofruar shumë yje dhe tani do të përqëndrohet te shitjet e disa lojtarëve që janë jashtë planeve teknike.
