Laçi shkakton revolucion te rumunët, pas humbjes klubi shkarkon trajnerin grek

E kishin konsideruar si një rival të lehtë për t’u kaluar por në fakt “lanë kockat”. Bëhet fjalë për ekipin rumun të Craiovas e cila ka marrë masa drastike pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Laçit në Conference League.

Sipas njoftimit të klubit, trajneri Marinos Ouzounidis është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës rumune me të cilët sezonin e kaluar luftoi deri në një faze të kampionatit vendas për titull dhe në fund e mbylli në vendin e tretë.

52-vjeçari vuan pasojat e një humbjeje në “Elbasan Arena” ndaj ekipit shqiptar që si duket për drejtuesit është e pafalshme dhe trajneri bashkë me stafin janë shkarkuar të gjithë. Siç mësohet, pjesë e stafit të trajnerit Marinos Ouzounidis është edhe ish lojtari shqiptar, Bledar Kola i cili punon prej vitesh në krah të tij.

Gjithsesi tani rëndësi ka për Laçin që të bëjë më të mirën edhe në ndeshjen e dytë dhe duhet të përfitojë nga rasti që do të vijë një trajner i ri dhe situate te rumunët nuk është dhe aq pozitive dhe do të jenë nën presion të madh.