"Sot bëre që flamuri i Kosovës të shkëlqejë përballë botës", Vjosa Osmani uron kampionen olimpike
Xhudistja, Distria Krasniqi, mundi në gjysmëfinale mongolezen, Urantsetseg Munkhabat, duke fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Në ndeshjet e para Distria u mbështet edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet në Tokio.
Menjëherë pasi fitoi medaljen e artë, Vjosa Osmani uroi Distria Krasniqin nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkruan:
"Distria, sot tërhoqe vëmendjen! Urime të mëdha për medaljen e artë. Sot, bërë që flamuri i Kosovës të shkëlqejë para botës. Ti je përkufizimi i arritjes së madhështisë përmes punës së fortë dhe këmbënguljes. Jemi të gjithë krenarë për ty. E mbushe zemrën e Kosovës plotë."
Distria, today you stole the show!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 24, 2021
HUGE congratulations on your GOLD medal. Today, you made ???????? shine in front of the world.
You are the definition of achieving greatness through hard work & perseverance.
We are all so incredibly proud of you. You have made Kosova’s heart full pic.twitter.com/sTDYIVHofM
Do të jetë medalja e dytë për Kosovën pas asaj në 2016 nga Majlinda Kelmendi dhe ëndrra është gjithmonë ajo e arta edhe pse do të ishte sukses i madh edhe medalja e argjendtë.
Gjithsesi, në finale luftëtarja dardane do të ketë një rivale të vështirë, japonezen Tonaki dhe duhet ta mposhtë pasi të gjithë e presim suksesin e madh të Kosovës.

