E rëndë! Emigranti përdhunon 15-vjeçaren në plazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2021, 18:42
Një vajzë 15-vjeçare është përdhunuar nga një djalë adoleshent në det, pranë plazhit Bournemouth, në Angli. BBC, bën me dije se incidenti ndodhi afër Oceanarium rreth orës 15:30 të dielën.
Media britanike, shkruan se vajza ishte duke luajtur me top me miqtë e saj, por në një moment ajo shkoi rastësisht pranë djalit për të marrë topin.
17-vjeçari, i cili është me origjinë pakistaneze, filloi të fliste me viktimën, para se ta çonte atë më thellë në det, ku raportohet se ndodhi ngjarja e rëndë.
Policia e Dorset bëri thirrje që kushdo që ka informacion apo disponon foto nga ngjarja ta paraqesë në polici.

