Litar me çarçafët e hotelit, ja si arratiset burri i karantinuar nga kati i katërt
Një 39-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i hotelit, ku ishte karantinuar, duke përdorur një litar nga çarçafët e hotelit.
Mësohet se 39-vjeçari kishte udhëtuar nga Brisbane në Australinë Perëndimore, por me sa duket ai nuk i plotësonte kushtet për të hyrë në shtet, i cili aktualisht ka rregulla të rrepta kufitare, për shkak të pamdemisë.
Si pasojë burrit iu kërkua të largohej nga Australia Perëndimore brenda 48 orëve dhe u dërgua në një hotel, ku duhet të qendronte i karantinuar deri sa të largohej nga vendi.
CNN njofton se burri u arratis gjatë natës nga dhoma ku ishte karantinuar, duke u hedhur nga kati i katërt me ndihmën e një çarçafi.
Megjithatë 39 vjeçari u kap nga policia të nesërmen në mëngjes dhe akuzohet për shkelje të ligjit. Pasi u arrestua, burri bëri tamponin e Covid-19, nga ku rezultoi negativ, njofton policia.
