Pamje tronditëse nga Kina, shihni momentin kur gruaja ‘përpihet’ nga uji (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2021, 19:02
Pamje tronditëse janë publikuar nga provinca e Kinës qendrore, Henan, e cila ditët e fundit është përfshirë nga përmbytjet .
Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, shihet uji duke ‘përpirë’ një grua, ndërkohë që një grup personash bëjnë përpjekje për ta shpëtuar këtë të fundit.
Deri më tani si pasojë e përmbytjeve në Kinë, 25 persona kanë humbur jetën ndërkohë që mijëra të tjerë janë evakuuar.
2/3: A woman rescued in flood waters in Zhengzhou, Henan (video from WeChat). pic.twitter.com/6fOblgl5OL
— Bill Birtles (@billbirtles) July 20, 2021
Sipas parashikimeve, reshjet e mëdha të shiut do të zgjasin deri të mërkurën, por ato do të vazhdohen në të gjithë krahinën për tre ditët e ardhshme.