Italia shtyn gjendjen e jashtëzakonshme, Draghi: Apeli për të mos u vaksinuar është thirrje për të vdekur
Italia ka vendosur zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore deri me 31 dhjetor 2021, e cila skandonte në fund të këtij muaji, 31 korrik.
Vendimin e njoftoi në një konferencë për shtyp kryeministri Mario Draghi.
Në të njëjtën kohë, Draghi u bëri thirrje qytetarëve italianë të mos tremben nga vaksinat.
"Apeli për të mos u vaksinuar "është një thirrje për të vdekur" tha ai.
Mario Draghi, në një konferencë shtypi pas CDM që i dha dritën jeshile dekretit të ri Covid,
"Italianët vaksinohen, ata duhet të mbrojnë veten dhe familjet e tyre", nënvizoi Kryeministri si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Matteo Salvinit mbi fushatën e vaksinimit.
Prej datës 5 gusht Green Pass bëhet i detyrueshëm për të konsumuar në tavolina në lokale e restorante në ambiente të mbyllura, por jo në banak.
"Green Pass është një dokument evropian dhe pengesa që kemi është të përdorim vaksinat e aprovuara nga Ema. Në këtë moment nuk mund të konsiderojmë vaksinën ruse sepse nuk është aprovuar nga Ema" tha Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.
Green Pass me Sputnik?
"Ema nuk e ka miratuar deri më tani." Kështu iu përgjigj Mario Draghi pyetje në lidhje me mundësinë e Green Pass për ata që janë vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik.
"Marrëveshje e plotë për të kompensuar diskotekat"
"Ne e diskutuam atë në këshillin e ministrave dhe ka marrëveshje të plotë për të kompensuar diskotekat" tha kryeministri Mario Draghi.
Në shkolla fizikisht?
"Qëllimi është që të gjithë të ndjekin shkollën me prezencë fizike në fillim të vitit të ri shkollor. Për këtë do të bëhet gjithçka që është e nevojshme. Për pjesën tjetër ne po presim të diskutojmë një seri rregullash për shkollën dhe transportin publik dhe do të takohemi përsëri me Ministrin Bianchi dhe Ministrin Giovannini ". tha Mario Draghi.
Vetëm 15% mësues të pavaksinuar
"Për të gjithë qeverinë, shkolla është një përparësi kryesore dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje për të lejuar një rihapje në siguri të plotë. Por unë nuk do të doja të kaloja një mesazh për mësuesit mosbesues sepse 85% janë vaksinuar. Është një 15% për tu rikuperuar dhe besoj se duhet të vlerësojmë të gjithë instrumentet e mundshëm për të rikuperuar këtë 15%" tha ministri i shëndetësisë Roberto Speranza.
Vaksinim i detyruar për profesorët?
"Na u duk se dekreti i sotëm ishte shumë i ndërlikuar për të përfshirë të gjitha problemet në lidhje me Covid. Tri fusha janë lënë jashtë: shkolla, transporti dhe puna. Ato do të trajtohen shumë shpejt nga java e ardhshme, mbase tjetra, por qartazi ato kërkojnë masa të tjera, veçanërisht masa specifike komplekse "deklaroi Draghi.
Green Pass për punëtorët? Qeveria do diskutojë me sindikatat
"Në lidhje me detyrimin e vaksinimit për punëtorët e propozuar nga Confindustria ne jemi duke menduar për të, është një çështje komplekse dhe që do të diskutohet gjithashtu me të interesuarit". Kështu Kryeministri Mario Draghi në një konferencë për shtyp në fund të Këshillit të Ministrave.

