"Dezinformoi", YouTube bllokon videot e Presidentit brazilian
Deklaratat e Presidentit të Brazilit rreth situatës së pandemisë, apo edhe virusit të Covid-19 janë cilësuar si dezinformime nga YouTube.
Rrjeti më i madh i postimeve të videove në botë ka vendosur të fshijë nga interneti disa video të Presidentit Jair Messias Bolsonaro.
Por kjo nuk është hera e parë që përmbajtja në internet e presidentit Bolsonaro hiqet nga platformat digjitale, për shkak të shkeljeve të politikave.
Që prej fillimit te pandemisë në Mars të vitit të kaluar Bolsonaro ka folur kundër izolimit ,maskave dhe vaksinimit.
Përmes një reagimi YouTube bën me dije se vendimi nuk bazohet në ideologji apo politikë, por në strategjinë e tij të përmbajtjes, duke eliminuar përmbajtje të cilat mund të jenë dezinformuese për publikun e gjerë.
Studim/ Mishi i kuq dhe i përpunuar lidhen me sëmundjet e zemrës
22 Korrik, 12:46
Kanali i Bolsonaros në Youtube përmban adresime javore dhe biseda me ministra për çështje të ndryshme, disa prej të cilave transmetohen drejtpërdrejt.
YouTube ka hequr videot e postuara nga presidenti i Brazilit pasi ato përhapnin dezinformata në lidhje me koronavirusin.


