Covid-19, Kina refuzon OBSH-në: Të shikohen edhe pistat për origjinën nga vende të tjera

Organizata Botërore e Shëndetësiosë njoftoi se Kina ka refuzuar përsëri të bashkëpunojë në hetimet rreth origjinës së koronavirusit. Pasi janë njohur me dyshimet e OBSH-së se origjina e virusit ka qenë një shkelje protokollesh në laboratorët kinezë, autoritetet e Pekinit kanë kundërshtuar këtë pistë duke kërkuar që ekspertët të shqyrtojnë edhe mundësinë virusi ta ketë origjinën në shtete të tjera.

Kina përsëri ka refuzuar të bashkëpunojnë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në lidhje me hetimin për origjinën e koronavirusit.

Faza e dytë e këtij hetimi përfshin edhe hipotezën se virusi mund ta ketë origjinën nga një shkelje e protokolleve të punës në një laborator kinez.

Duke qenë se rastet e para të njohura u shfaqën në qytetin qendror të Wuhanit, autoritet e shëndetësisë kërkojnë transparencë në auditimin e disa laboratorëve dhe tregjeve të zonës.

Por sipas OBSH-së, mungesa e këtyre të dhënave dhe refuzimi i bashkëpunimit nga autoritetet kineze, po e vështirëson procesin e hetimit.

Edhe presidenti amerikan, Joe Biden, e mbështet hipotezën sipas të cilës virusi ka dalë nga një laborator kinez.

Në muajin maj ai tha se agjencitë e inteligjencës amerikane po ndjekin teori rivale, potencialisht duke përfshirë mundësinë e një aksidenti laboratorik në Kinë.

Por, ekspertët kineze sëbashku me zv/ministrin e Komisionit Kombëtar Zeng Yixin, i kanë kërkuar OBSH-së të zgjerojë përpjekjet e kërkimit të origjinës së virusit jo vetëm në Kinë, por edhe në vendet e tjera.