Video virale/ Një mysafir i paftuar, miu ndërpret seancën e parlamentit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në parlamentin rajonale të Andaluzise, në Spanjë. Ndërsa politikanët po përgatiteshin të votonin, një mi  u shfaq në sallë duke shkaktuar një situatë komike në parlament.

Pamjet nga video e publikuar, tregon deputetët, të cilët direkt pasi panë miun lëvizën nga karriget e tyre, për të kërkuar brejtësin e paftuar.

Kryetarja Rajonale Marta Bosquet ishte duke folur në podium, sapo vuri re brejtësin ajo bërtiti.

Sipas medieve lokale, dëshmitarët thonë se miu kishte madhësi të konsiderueshme. Sidoqoftë, pas ndërprerjes së shkurtër, brejtësi u largua nga dhoma dhe seanca vazhdoi.

Ndërkohë video ka bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar të qeshura te përdoruesit e rrjeteve sociale.