Në Fushë Krujë digjen dy makina të parkuara pranë karburantit, në Durrës kamioni përplas 60-vjeçarin me biçikletë
Një automjet tip "Ford", i cili ishte i parkuar në afërsi të një pike karburanti është përfshirë nga zjarri këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luz të Fushë Krujës.
Zjarri dyshohet se ka qenë aksidental, ndërkohë që flakët kanë përfshirë dhe një mjet tjetër tip "Volkswagen" i parkuar në afërsi të tij.
Nga zjarri ka vetëm dëme materiale në dy mjetet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Ndërkohë në Durrës rreth orës 15:15, në lagjen nr.14 të qytetit, shtetasi V. B., 29 vjeç, duke drejtuar një kamion ka përplasur biçiklistin shtetasin P. H.,60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi V. B., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

