''Jo më punësime me arkë peshku!'' Zv.ministrja e arsimit “bën shembull” Rovena Vodën
Zëvendës ministrja e Arsimit Bora Muzhaqi prezantoi programin për punësimin e të rinjve jashtë dhe brenda vendit sipas meritës. Ajo u bë zyrtarja e parë e qeverisë që komenton arrestimin e ish-zv.ministres së brendshme Rovena voda, duke theksuar se programi për të rinjtë synon pikërisht shmangien e punësimeve korruptive në administratë. Numri 2 i ministrisë së Arsimit nuk pati asnjë përgjigje për datën se kur do të nisë shkolla apo mënyrën se si do të zhvillohet mësimi.
Zëvendës ministrja e arsimit Bora Muzhaqi u bë zyrtarja e parë e qeverisë që komenton arrestimin e ish-zv.ministres së brendshme Rovena Voda, me akuzën për korrupsion.
Pasi prezantoi programin për punësimin e të rinjve jashtë dhe brenda vendit sipas meritës, Muzhaqi përmendi shembullin e Rovena Vodës për të treguar se nuk do të ketë më punësime pa meritë.
Muzhaqi: Ky ka qenë një format aplikimi ku nuk hyjnë në lojë as miqtë, as kushërinjtë, as partia dhe as arkat me peshkut. Ne jemi mbledhur aty bashkë dhe jemi përpjekur që t'i dëgjojmë këta të rinj.
Zv ministrja e arsimit nuk pati asnjë përgjigje ndaj interesin e prindërve dhe nxënësve për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi në vitin e ri shkollor, apo se kur do të nis ai.
Në një moment të dytë la edhe përgjigjen për pyetjen se kur do të marrin fund problemet e maturantëve që të mos ketë një protestë të tretë.
Aktualisht maturantët janë duke mbledhur dokumentacionet e nevojshme për të plotësuar formularin A2, ndërsa vijon procesi i regjistrimit të nxënësve në gjimnaz.
