Kavajë, kapet më kallashnikov dhe kanabis në makinë, prangoset 27-vjeçari

Policia e Kavajës ka prangosur një 27-vjeçar ditën e sotme për armëmbajtje pa leje.

Po ashtu, policia ka sekuestruar një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë poseduesi. 

''Shërbimet policore, gjatë patrullimit në lagjen nr. 1 Kavajë, kanë ndaluar mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin F. M. Gjatë kontrollit për sende të kundërligjshme, në bagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.'' - njofton policia.   

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.