Berat, futet të lahet në lumin Osum, mbytet 7-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat.

Një fëmijë i moshës 7 vjeç është futur për tu larë në lumin Osum, por fatkeqësisht ka është mbytur.

''Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë. Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.'' - njofton policia.    

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.