Rama takim online me Zaev dhe Vuçiç, Presidenti i Serbisë: Do të ndryshohet emri i 'Mini- Shengenit'

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Lajmin e ka bërë me dije, Zaev ku dhe ka ndarë edhe një foto nga takimi virtual me liderët e shteteve.
Krahas fotove, kreu i qeverisë maqedonase, njofton se në takim është diskutuar në lidhje me përgatitjet për forumin ekonomik.
“Sot në mëngjes kam zhvilluar një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ne organizojmë në Shkup më 29 Korrik.
Ne lidhemi edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri, Evropian”, shkruan Zaev.
Ndërkohë mediat serbe, bëjnë me dije se Presidenti i Serbisë, ka njoftuar se në takimin ku do të zhvillohet forumi ekonomik do të ndryshohet edhe emri i “Mini-Shengenit” por megjithatë nuk ka dhënë detaje të tjera se si do i vendoset.
Po ashtu ai ka bërë me dije se do të nënshkruhen tre marrëveshje të tjera
"Ne kemi punuar në tre dokumente dhe besoj se do t'i nënshkruajmë ato në Shkup, ato janë dokumente të rëndësishme mbi tregtinë, lejet e punës dhe mbështetjen e ndërsjellë në rast zjarresh, përmbytjesh dhe katastrofash të tjera, gjë që është në interes të popujve tanë," tha Vuçiç.
Tre liderët, pritet që të takohen së bashku në më 29 Korrik, ku do të zhvillohet dhe forumi ekonomik.