Një votë 85 lekë, KQZ: S’ka kompensim financiar për partitë që s’kaluan pragun 1 %
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miratoi shpërndarjen e fondeve për partitë politike mbi bazën e votave që morën në zgjedhjet e 25 prillit. Nga fondi prej 130 mln lekësh, PS përfiton 48.6% të vlerës së buxhetit, PD merr 39.4%, LSI 6.8% dhe PSD 2.2%, ndërsa partitë e tjera të cilat kishin kaluar pragun 1 përqind përfituan pjesën e mbetur.
Pas certifikimit të zgjedhjeve të 25 prillit, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka shpërndarë fondet në bazë të votave për partitë politike.
Ligji parashikon që para nga buxheti i shtetit në bazë të votave që marrin , të përfitojnë vetëm ato parti që kan marrë më shumë se 1 përqind të votave.
Bazuar mbi këtë janë 10 subjekte politike përfituese, Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe Partia Social Demokrate, Partia Republikane, Lëvizja për zhvillim Kombëtarë, PDIU, fryma e Re Demokratike dhe Partia Demokristiane.
1 votë është e brazvlefshme e 85 lek, ndërsa pjesën e luanit në fondin prej 130 milion lek, e kanë marrë Socialistët, me rreth 56 milion lek, pas tyre vjen Partia Demokratike me rreth 33 milion lek, Lëvizja Socialiste për Integrim me rreth 19 milion lek, dhe Social Demokratët me rreth 1 milion e 600 mije lek.
Pa mbështetje financiare kanw mbetur tri parti, Partia Agrare Ambientaliste, Lëvizja e Legalitetit, dhe partia bashkimi për të drejtat e njeriut.
Ndërkohë, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi u shpreh se këto parti nuk përfitojnë kompensim të fondeve, pasi nuk e kanë kaluar pragun 1%, duke mos marrë dot mbi 15781 vota.
Celibashi: Numri i votave të vlefshme në shkallë vendi është 1.578.117 dhe vlera 1% e tyre përllogaritet: 1.578.117*0.01=15.781 vota. Numri i votave të vlefshme takuese për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje si pjesëtare të koalicionit PD-AN, të cilat nuk përfituan fonde para zgjedhjeve është 10.546 vota. Duke qenë se numri i votave të vlefshme për këto parti politike është më i vogël se pragu 1%, atëherë ato nuk përfitojnë kompensim financiar paszgjedhor.
Nga ana tjetër, janë plot 106 parti të cilat nuk kanë dorëzuar raport vjetore financiare, për të cilat ëhstë vendosur gjobë në masën 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë.
Po ashtu, janë gjobitur me 50 000 deri në 100 000 lekë për 4 partitë politike që e kanë dorëzuar raportin vjetor financiar 2020 në KQZ jashtë afateve ligjore.
