Banorët e Senicës bllokojnë punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë: Duam rrugë në fshat!

Banorët e Senicës kanë bllokuar mëngjesin e sotëm punimet në rrugën Kardhiq – Delvinë.

Ata kërkojnë nga firma e punimeve ndërtimin e rrugës deri në fshatin e tyre dhe projektin final të hyrje daljes për në fshatin e tyre.

Banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës egzistuese për në fshatin e tyre, si dhe rindërtimin e ujësjellësit pasi pretendojnë se ua ka prishur firma gjatë punimeve.