Video / Dubai krijon shi artificial për të mposhtur temperaturat ekstreme

Emiratet e Bashkuara Arabe, në përpjekje për të sfiduar temperaturat e larta ekstreme  kanë stimuluar shiun artificial, duke përdorur dronë që fluturojnë mbi re.

Shiu formohet nga teknologjia e dronëve, të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.

Dubai është një nga vendet me tokat më jo pjellore ne planet, duke shpresuar se kjo metodologji do stimulojë rritjen e reshjeve vjetore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by المركز الوطني للأرصاد (@officialuaeweather)

Me sa duket kjo metodë funksionon. Një video e publikuar nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Emirateve të Bashkuara Arabe tregon shira e mëdha që kanë pushtuar të gjithë vendin.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se reshjet ishin përforcuar nga një teknikë e njohur si mbjellja e reve dhe synonin të rrisë kondensimin e tyre me shpresën se mund të shkaktonte shi.

Në një përpjekje për të frenuar reduktimin e ujit në vend, Emiratet e Bashkuara Arabe investuan 15 milionë dollarë në nëntë projekte të ndryshme për prodhimin e shiut në 2017. Jo vetëm Dubai, por edhe Kina që nga viti 2013 ka krijuar rreth 55 miliardë ton shi artificial në vit. Autoritetet kineze synojnë të krijojnë artificialisht reshje dhe borë mbi 1.6 milionw km katrorë, një sipërfaqe afërsisht tre herë më e madhe se Spanja.