Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, grekët kundër vaksinimit me detyrim

Mijëra qytetarë  kanë demonstruar ditën e djeshme në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë, për të kërkuar heqjen e vaksinimit me detyrim për  të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe disa kategori specifike punëtorësh.

Sipas njoftimit të policisë, në Syntagma u mblodhën rreth 3,500 qytetarë mohues të vaksinave kundër Covid-19.  Protestuesit filluan të hedhin shishe dhe objekte të ndryshme ndaj policisë, kur iu kërkua të largoheshin nga vendi, pasi kishin bllokuar trafikun.

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, grekët kundër

Njëkohësisht policia hodhi  ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet : " Jo vaksinim me detyrim" "Liri".

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, grekët kundër

Ndërkohë në Selanik demonstruan rreth 2,000 protestues.

Kryeministri grek, Kyrikos Mitsotakis tha javën e kaluar se të gjithë personat që punojnë në azilin e të moshuarve duhet të vaksinohen deri më 16 gusht, në të kundërt humbasin punën.

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, grekët kundër

Vaksinimi për punonjësit shëndetësorë në sektorin publik ashtu edhe në atë privat do të bëhet i detyrueshëm nga 1 shtatori.

Përballë përhapjes së variantit Delta, qeveria dëshiron të vaksinojë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur.

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, grekët kundër

Në një popullsi prej 10.7 milionë banorësh, më shumë se 4.6 milionë tani janë vaksinuar plotësisht.

Por përhapja e variantit Delta po ngre shqetësime. Vetëm në dy javët e fundit, numri i rasteve është rritur nga 800 në 3000 në ditë.

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, grekët kundër