Droni zbuloi parcelat me drogë, FNSH në Nikël të Krujës. Në Fier kanabisi në vazo
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia lokale zbarkuan mëngjesin e 22 korrikut në territorin e Bashkisë Krujë dhe në fshatrat e Durrësit duke kryer kontrolle në ambiente të dyshuara për kultivim kanabisi.
Burimet jo zyrtare thanë se janë zbuluar rreth 31 parcela me bimë narkotike në Nikël dhe 12 në Ishëm të cilat do të asgjësohen nga policia.
Rreth 13 automjete të FNSH kanë marrë pjesë në aksionin që është zhvilluar edhe me ndihmën e një droni që ka pikasur parcelat me kanabis me anë të filmimit nga ajri.
Lezhe
Nga ana tjetër në Lezhë, është shkarkuar nga detyra kreu i njesise administrative Ungrej Gëzim Kola pasi është shpallur në kërkim për kultivimin e biëmve narkotike. Sot si rezultat i kontrolleve, në fshatin Krajën të Lezhës, në tokën në pronësi të tij, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi P. B., 60 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Fier
Një tjetër aksion në Fier ka çuar në pranga 3 persona dhe janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë të mbjellë në vazo lulesh. Policia ka njoftuar arrestimin e shtetasve Gezim dhe Afrim Berisha që rezultojnë të jenë babë e bir, dhe Arben Vrenozi
Rastet e kultivimit të bimëve narkotike janë goditur edhe në Tepelënë ku ranë në pranga shtetasit Fatmir dhe Tomorr Bejkotë cilët akuzohen se kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në afërsi të banesave të tyre.
