Baleti i Oqeanit Indian, çdo vit, miliona sardele migrojnë në brigjet e Afrikës së Jugut

Migrimi i sardeleve në Oqeanin indian është një pamje spektakolare që tërheq çdo vit turistë të shumtë. I quajtur ndryshe “Baleti” i Oqeanit, marshimi i miliona sardeleve drejt brigjeve të Afrikës së Jugut është si një kërcim koreografik i natyrës.

Çdo vit, miliona dhe miliona sardele notojnë përgjatë rrymave të ftohta në brigjet e Afrikës së Jugut gjatë muajve të dimrit, duke arritur kulmin në korrik. Delfinë dhe peshkaqenë të shumtë gjuajnë përgjatë bregut të detit - një pamje spektakolare që i mahnit turistët.

Në ajrin e freskët të dimrit, bregu lindor i Afrikës së Jugut është shtëpia e një migrimi spektakolar sardeleve. Ajo tërheq një mori grabitqarësh detarë dhe rezultati është një furi e tmerrshme ushqimore.

"Sardelet gjithmonë kërkojnë thellësi, mbrojtje ... kështu që ato përpiqen të zbresin thellë. Dhe këtu mësyjnë peshkaqenët", tha zhytësi profesionist Gary Snodgrass.

"Ky është një super-pod i delfinëve të zakonshëm," tha Michelle Carpenter, biologe detare, teksa ishte ulur në anën e një varke ndërsa tre delfinë sinkronizohen në një zhytje.

Ata që panë festën nga poshtë valëve zbulojnë kujtime të pashlyeshme.

Arsyeja prapa "migrimit të sardeles" nuk dihet saktësisht, por shkencëtarët besojnë se ajo është e lidhur me ciklin e tyre riprodhues.

Ndërsa ky kërcim koreografik i natyrës është i mundur për shkak të marrëdhënies simbiotike midis grabitqarëve të ndryshëm.