Kick boks-i dhe boksi bën bashkë sportistët shqiptarë dhe serbë, Juljan Alla kampion për herët të tretë

Kick boks-i dhe boksi ka bërë bashkë në Durrës sportistët nga Shqipëria dhe Serbia.

Në ring vendi ynë u përfaqësua nga Jani Fejzoullai, Juljan Alla i cili gëzon titullin 3 herë kampion si dhe Mexhi Hysenaj, të cilët performuan suksesshëm ndaj kundërshtarëve të tyre.

Në ring u përballën edhe dy vajza, Ermira Rexhmati nga Shqipëria dhe Erona Shabani nga Kosova.

Trajneri Leli Gega shprehet synon ta kthejë në event të përvitshëm këtë përballje.

"Kemi të bëjmë me një aktivitet profesionist ku do luhen 2 tituj; titulli për kampion Shqipërie në amator dhe titulli i mbrëmjes për peshat e rënda profesionist," tha ai.

Eventi, mbështetur edhe nga kompania Mektrin Motors bëri bashkë dashamirët e boksit ndërsa sportistët që triumfuan u shpërblyen me titujt në kategoritë ku performuan.