Ikën nga Barcelona, Rey Manaj do të nisë një aventurë të re në kampionatin portugez

Rey Manaj është gati për një aventurë të re larg Barcelonës.

Sulmuesi shqiptar që sezonin e kaluar luajti me ekipin B të Barcelonës do të tentojë të konfirmohet tashmë në kampionatin portugez me ekipin e Famalicaos.

24 vjeçari shqiptar do të spostohet vetem pak larg Spanjës por do të ketë shansin për të luajtur me një ekip që dy sezonet e fundit ka bërë mirë në Portugali dhe i është afruar Kupave të Evropës.

Manaj do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga Famalicao në fund të sezonit të ardhshëm në varësi të paraqitjeve që do të bëjë sulmuesi i kombëtares kuqezi.

Manaj sezonin e kaluar shënoi 14 gola nê tê gjitha ndeshjet me Barcelona B ndërsa tani pritet të bëjë hapin tjetër që mund të shërbejë edhe për një kalim në ekipet e mëdha portugeze.