Breshër dhe erëra të forta, stuhia mbërrin në Greqi, shkatërrohen prodhimet bujqësore

Moti i keq, i cili prej disa ditësh, ka  “pushtuar”, Gjermaninë, Belgjikën, Austrinë dhe disa vende të tjera të Evropës, ka mburritur edhe në Greqi.

Mediat e greke bëjnë me dije se reshje të shumtra shiu dhe breshëri kanë prekur qytetin e Florina-s dhe disa qytete të tjera.

Sipas mediave, si pasojë e motit prodhimet bujqësore në qytetin e Follorinës janë shkatërruar.

Në një njoftim zyrtar autoritetet greke  u shprehën se pritet parashikim i  jashtëzakonshëm i përkeqësimit të motit sot të dielën dhe nesër të hënën me stuhi të forta që do të shoqërohen në vende me breshër dhe përkohësisht nga erëra të forta.