Ekipi olimpik gjerman braktis miqësoren pas sjelljes raciste ndaj një lojtari

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur përpara startit të Lojëtave olimpike të Tokyos.

Një futbollist gjerman ra pre e disa ofendimeve raciste në një miqësore të luajtur ndaj Hondurasit çka detyroi ekipin e panzerave të braktisnin takimin pa e përfunduar ndeshjen deri në fund.

Siç mësohet, lojtarët e Mannschaft u larguan përfundimisht nga fusha pasi shoku i skuadrës Jordan Torunarigha ishte viktimë e një një veprimi racist vetëm pesë minuta nga përfundimi i takimit.

Duke qenë se ky takim u zhvillua me dyer të mbyllura në Wakayama të Japonisë, pa kamera apo gazetarë, ishte federata Gjermane (DFB) e cila zbuloi se mbrojtësi i Hertha Berlin, Jordan Torunarigha, ishte shënjestruar nga një prej kundërshtarëve të tij.

"Sapo një nga lojtarët tanë ra viktimë e një akti racizmi, nuk bëhej fjalë që ne të vazhdonim më të luanimë," tha Stefan Kuntz, trajneri i ekipit olimpik gjerman.

Nuk ka ende detaje se çfarë ndodhi në fushë por akti është i rëndë dhe veprimi i ekipit gjerman i pakthyeshëm ndërsa ende nuk nja hetim për ngjarjen.

Mbrojtësi i Herthas pësoi diçka të tillë edhe sezonin e kaluar kur në fushën e Schalkes, disa tifozë kënduan kore të turpshme ndaj Torunarighas teksa sfida nuk u ndal.

Gjermania me këtë veprim, jep një sinjal të fortë kunder racizmit vetëm pak ditë nga starti i Olimpiadës nê Tokyo.