Me bori dhe flamuj, Shkodra në festë pas fitores së Vllaznisë ndaj boshnjakëve

Nuk kishte festë vetëm në stadiumin "Loro Boriçi".  Qindra tifozë përshkuan qytetin e Shkodrës me makinat e tyre pas fitores së merituar të Vllaznisë në ndeshjen kundër boshnjakëve, Siroki Brijeg.

Boritë e makinave dhe flamujt e Vllaznisë "pushtuan" qytetin në mesnatë, ndërsa festa vijonte dhe jashtë stadiumit.

Nuk mungoi në këtë gëzim dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Vllaznia me meritë u hakmorr ndaj Siroki Brijeg duke u bërë skuadra e trete shqiptare qe kualifikohet në raundin e dytë të Conference League.

Në këtë raund, Vllaznia do tê përballet me qipriotet e Ael Limassol.

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata sjell me video disa nga momentet e festës pas fitores në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës.