U largua nga Kukësi, Agim Ibrahimi është goditja e madhe e Dinamos në sulm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2021, 18:42
Sot ishte një ditë plot zhvillime për Superioren. Teksa Kukësi prezantoi trajnerin e ri, Longo, dhe zyrtarizoi largimin e Agim Ibraimit, ky i fundit ka bërë dhe lëvizjen zyrtare duke qëndruar sërish në Kategorinë Superiore.
Sulmuesin 32-vjeçar është zyrtarisht një lojtar i Dinamos, me klubin nga kryeqyteti që bën kështu një goditje të madhe në sulm me një lojtar si Ibraimi i cili sezonin e kaluar shënoi 15 gola me fanellën e verilindorëve.
Për Ibrahimin u përfolën shumë ekipe të tjera nga Superiorja ai Partizani apo Tirana por Dinamo insistoi duke fituar garën teksa lojtari menjëherë është bashkuar me skuadrën e drejtuar nga Shkëmbi.

