Tragjedi kombëtare në Gjermani, shkon në 80 numri viktimave, qindra të zhdukur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2021, 08:24
Të paktën 80 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë zhdukur në Gjermani, pas përmbytjeve katastrofike që po përjeton vendi.
Belgjika gjitashtu raportuar të paktën 11 viktima pas motit ekstrem. Ndërkohë kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka premtuar mbështetje të plotë për familjet e viktimave, raporton BBC.
Sipas liderëve politikë, kushtet ekstreme atmosferike janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë fenomenet ekstreme të motit, por lidhja e një fenomeni të vetëm me ngrohjen globale është e ndërlikuar.

