Katastrofa natyrore në Gjermani/ Rritet bilanci, mbi 100 viktima, qindra të zhdukur

Të paktën 93 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë zhdukur në Gjermani, pas përmbytjeve katastrofike që kanë pushtuar vendin ditët e fundit.

Reshjet rekord të reshjeve në Evropën veri-perëndimore bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati, duke shkatërruar rajonin.

Belgjika gjithashtu ka raportuar të paktën 12 të vdekur, ndërsa Holanda, Luksemburgu dhe Zvicra janë prekur gjithashtu nga përmbytjet e vrullshme.

Në Gjermani, shtetet e Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia ishin më të goditurat.

Sipas liderëve politikë, kushtet ekstreme atmosferike janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë fenomenet ekstreme të motit, por lidhja e një fenomeni  të vetëm me ngrohjen globale është e ndërlikuar.

Dy vajzat shqiptare, Laureta dhe Altuna Hyseni që jetojnë në Gjermani kanë arritur të shpëtojnë nga përmbytjet katastrofike.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se po ndjek me vëmendje situatën e përmbytjeve në Evropën Perëndimore, ku deri më tani janë raportuar humbje të mëdha jete në Gjermani dhe Belgjikë dhe ka pasur dëme materiale në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër.

Për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Zvicër dhe Luksemburg lutemi të kontaktoni me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në numrat e emergjencës si më poshtë:

Ambasada e RSH-së në Berlin:. +49 174 861 9587

Ambasada e RSH-së në Belgjikë: +32 485 401 237

Ambasada e RSH-së në Holandë: +31 616 275 159

Ambasada e RSH-së në Zvicër: +41 774 099 729