(Video virale) Pallati përfshihet nga flakët, nëna hedh foshnjën nga ndërtesa për ta shpëtuar nga zjarri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2021, 13:25
Afrika e Jugut po përjeton trazirat më të mëdha shoqërore në vitet e fundit ndërsa mijëra qytetarë protestojnë, plaçkitin dhe përplasen me forcat e sigurisë, pas arrestimit të ish-presidentit, Jacob Zuma.
Ditët e fundit po qarkullon një video ku duket një nënë, e cila hedh foshnjën e saj nga një lartësi prej të paktën 6 metrash, për ta shpëtuar atë nga zjarri që kishte shpërthyer në ndërtesë.
Ndërkohë një grup personash ndodhen poshtë pallatit, për të kapur dhe shpëtuar foshnjën. Dhuna në Afrikën e Jugut është përshkallëzuar duke çuar numrin e viktimave në një total prej 1.234.