Kokaina në banane, Alba Exotic Fruit kërkesë autoriteteve dhe SPAK-ut: Të rriten kontrollet!

Kompania Alba Exotic Fruit i ka dërguar një shkresë SPAK-ut për të marrë masa lidhur me rritjen e efiçencës së sistemit të kontrollit dhe sigurisë në zhdoganimin e mallrave të importit.

Kërkesa vjen pas ngjarjeve të fundit ku përmes Portit të Durrësit janë futur sasi të mëdha kokaine.

Kompania shprehet se një situatë e tillë i vë kompani të ngjashme në një pasiguri juridike dhe tregtare lidhur me importet.

Duke iu referuar edhe rastit të trafikut të kokainës përmes kontenierëve me banane nga Amerika e Jugut, theksohet se janë duke u ekspozuar ndaj veprimtarive kriminale, pa pasur mundësi që të mbrohen.

Alba Exotic Fruit shkruan se është shembull sa i përket operimit në këtë treg dhe se institucionet shtetërore duhet të marrin masa për të parandaluar raste të tilla të trafikimi të drogës.

Po ashtu, kompania përmend sekuestrimi ne 137 kg ku u arrestuan 2 perona, duke theksuar se asnjë nga këta shtetas nuk ka qenë punonjës i shoqërisë “Alba Exotic Fruit”, pavarësisht se si është transmetuar nga disa media dhe portale.  

Alba Exotic Fruit pohon se i kanë ardhur shumë dëme pasurore dhe jopasurore nga ngjarje të tilla, duke kërkuar që në raste të tilla të përshkallëzohen masat.

Në kërkesë sigurohet se Alba Exotic Fruit është vetëm zotëruese e mallit dhe jo e kontenierëve në të cilët bëhet transporti i mallit, duke thënë se nuk mund të ketë dijeni se çfarë fshihet brenda tyre.

Kompania madje ofrohet që të paguajë edhe një tarifë financiare lidhur me pajisjet që nevojiten për të bërë kontrolle të tilla për konteinerët.

 

Dokumenta bashkëngjitur