Si e fitoi mandatin e tretë? Rama nga Athina: PS parti e ndryshimit, jo pushtetit
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë ku ka marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.
Rama është pyetur nga ish-kryeministri Papandreou lidhur me mandatin e tretë të qeverisë, ndërsa Rama ka thënë se kjo ka ardhur, pasi shqiptarët sipas tij e besojnë se kjo është rruga e drejtë. Ai më tej ka theksuar se PS shihet si ndryshim dhe jo si pushtet.
“Jam mjaft i lumtur që pata mundësinë të vij dhe të ndaj me ju disa momente të këndshme., ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ja dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar që të mos bëhemi asnjë herë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve që partia që identifikohet me ndryshimin. Për ta bërë këtë kemi luftuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar partinë tonë dhe të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës. Tjera ka të bëjë me atë çfarë kemi bërë dhe mesa duket për njerëzit është e qarte se kjo është rruga drejt progresit dhe puna duhet përfunduar. Ka shumë gjëra që janë më mirë nga sa ishin, por ka gjëra të tjera që duhet të jenë më mirë. Jemi përpjekur të jemi përherë që mjaft të sinqertë me njerëzit dhe ta krahasojmë e atë që kemi bërë me atë çfarë duhet të bëjmë jemi larg. Po ta krahasojmë me atë që gjetëm dhe atë që bëmë, jemi të lumtur për t’u ndjerë të sigurt se kjo është rruga dhe të ecim përpara”, tha Rama.
Gjithashtu në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se jemi në fazën e fundit të finalizimit të shërbimeve plotësisht online. Kjo është e rëndësishme pasi do të eleminojë korrupsionin, sipas kryeministrit.
"Kishim shumë shërbime online dhe mundësinë për të ndërvepruar me njerëzit. Tashmë jemi në fazën e fundit të finalizimit të ofrimit të shërbimeve plotësisht online për të mos pasur më nevojë për zyrën e shërbimeve. Duam të kalojmë në këtë fazë duke i mbyllur zyrat e shërbimeve.
Kjo është shumë e rëndësishme që të eleminojmë korrupsionin e vogël që është shumë shqetësues në vend por besoj edhe në rajon pasi kontakti, drejtpërdrejt me nëpunësit publik do të eleminohet," tha kryeministri.
