"Mos më prek me dorë, ta kaloj gjuhën poshtë!" Debate mes policisë dhe pronarit të lokalit në Lungomare
"Ta kaloj gjuhën poshtë!" Kjo është shprehja që efektivët e policisë kanë përdorur ndaj biznesmenëve në Vlorë në nisje të orës së ndalimit të muzikës. Video është denoncuar nga vetë të prekurit, për ngjarjen e ndodhur vetëm pak ditë pasi Kryeministri i kërkoi uniformave të sillen si qytetarë.
Kjo video ku ky efektiv i Policisë së Shtetit kërcënon një qytetar është filmuar në Vlorë.
Autori është pronari i një lokali, i cili e ka publikuar për të denoncuar sjelljen e uniformave blu gjatë monitorimit të rregullit të orës policore që nis në mesnatë.
Debati i plotë
Polici: Mbyll lokalin!
Pronari: Nuk dua. E kam të mbyllur lokalin, makinat pse nuk i ndaloni? Është ora 12, ja ku i keni njerëzit. Makina në rresht. Pse nuk ndaloni makinat, njerëzit pse nuk i ndaloni? Ja ku i keni, radhë me njerëz. Prije gjobën, ndaloni makinat. Ligji është njësoj për të gjithë.
Polici: Mos më prek me dorë, jam më i ri nga ty. Po të më prekësh me dorë të kalon gjuhën poshtë ty!
Pronari: Kaloma gjuhën poshtë.
Polici: Vetëm ti bën zhurmë.
Pronari: E keni gabim, jam shumë i urtë. Ndaloni makinat.
Polici: Mbyll lokalin!
Pronari: E kam mbyllur.

Tregon sjelljen arrogante e kërcënuese të efektivëve të Policisë së Shtetit vetëm pak ditë pasi kryeministri, Edi Rama, i fshikulloi ashpër drejtuesit e tyre dhe u la 100 ditë kohë të vetëpastrohen e të fitojnë besimin e humbur nga qytetarët.
Por porositë e kreut të qeverisë duket sikur janë keqkuptuar, ndaj pronarët e lokaleve në Vlorë dolën në protestë dhe kërkuan ndaljen e asaj që e quajnë fushatë terrori ndaj biznesit.
"Sjellja e policisë ëhstë ekstreme."
Duke kundërshtuar orën policore por dhe gjobat ndaj tyre, kërkuan edhe një herë rishikimin e masave dhe zgjatjen e orarit të muzikës.
"Një mbyllje totale duke filluar nga e hëna."
Që prej 8 korrikut, ku ditët e drejtuesve të policisë kanë nisur të numërohen, efektivët e Policisë së Shtetit kanë shtuar kontrollet për minitorimin e ndalimit të muzikës në orën 22:00 dhe mbylljen e lokaleve në mesnatë.
Kur janë gjetur hapur, pronarët e subjekteve janë çuar për hetim dhe janë gjobitur me 1 mln lekë.