‘Do durojmë e do bëjmë reformat tona’/ Rama në Greqi: Jemi në të njëjtën pikë me BE si vitin e kaluar

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka marrë pjesë marrë pjesë në “Simpoziumi Symi” që  po zhvillohet në ambientet e ‘Grand Resort Lagonisi’, ku të pranishëm janë edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Sipas mediave greke, në fjalën e tij, kreu i qeverisë është shprehur Shqipëria është në të njëjtën pikë në procesin e pranimit në BE si në vitin e kaluar.

Më tej ai ka thënë se  nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveçse të durojmë dhe të përgatitemi për reformat.

“Ne jemi në të njëjtën pikë në procesin e pranimit dhe në marrëdhëniet e Ballkanit me BE si vitin e kaluar. Gjithnjë e më pak e parashikueshme, gjithnjë e më shumë e padrejtë, por ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër përveç të durojmë, të përgatitemi, të bëjmë reformat tona, jo sepse dikush na e imponon, por sepse ne duhet ta bëjmë atë për brezat e ardhshëm.

Ndërkohë, ne jemi duke intensifikuar bashkëpunimin midis nesh. Unë e kam takuar z. Zaev disa herë kohët e fundit me disa nga ministrat e mi. Dhe ky nuk është një lajm, është rregullsia jonë e re,” tha Rama në fjalën e tij.

Nga ana e tij, Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, tha se pandemia na tregoi se nuk ka vend të izoluar dhe se vendimet duhet të jenë në solidaritet.