Burimet e Sinecit/ Banorët e Beratit kërkojnë ndalimin e punimeve, shtyhet seanca

Gjykata Administrative e Vlorës ka shtyrë për në 30 korrik seancën për padinë kundër projektit të Bashkisë Kuçovë për ndërtimin e një Ujësjellësi me ujin e burimit të Sinecit.

Kjo ishte seanca e dytë dhe gjykata sërish nuk pezulloi punimet.

Përfaqësia prej 60 banorësh të krahinës së Lumasit dhe  ambjentalisti Sazan Guri e shohin këtë gjë si shkelje flagrante të ligjit teksa shprehen se gjyqtari ka patur presione dhe s'ka dashur të marrë faktet parasysh.

Sipas Gurit, nëse gjyqtari nuk kupton faktet atëherë do ta padisin në SPAK ku do të gjejnë të drejtën edhe kundrejt tij.