Arrestimi i juristit të Kadastrës së Durrësit, ky është lokali që u regjistrua me fotoshop
Një biznesmen i ndihmuar nga një jurist i Kadastrës së Durrësit kanë falsifikuar dokumentat dhe kanë regjistruar një pronë 2000m2 dhe lokalin 550 m2 të ndërtuar mbi të duke përdorur fotoshopin.
Me vendim gjykate sot u arrestuan biznesmeni Ilias Fisheku, punëtorët e tij Giraon Aliko dhe Rakip Haxhiu, i cili është lënë në arrest shtëpia dhe juristi në kohën kur është bërë falsifikimi në Kadastrën e Durrësit, Mikel Zaho.
Prokuroria e Durrësit ka ngritur ndaj tyre akuzat “Shperdorim detyre”,”Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrim”.
Po çfarë ka rezultuar nga hetimi i prokurorisë?
Në Drejtorinë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, në Durrës është regjistruar pasuria me nr.53/126, në zonën kadastrale nr.8518, me numer reference 0037621, me indeks harte DR- RS-16,17, me vol. 134, faqe 23, ne emër të shtetasit Erion Aliko dhe Rakip Haxhi, me dokumente të falsifikuara.
Kjo pasuri është regjistruar në bazë të lejës së legalizimit me nr.220620 datë 25.07.2016 në emër të shtetasve Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu dhe dokumentacioni për regjistrimin e kësaj pasurie gjendej i fotokopjuar ( pra ne versionin fotokopje) dhe jo në origjinal në arshiven e Drejtorisë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, në Durrës (ish ZVRPP Durrës).
Nga të dhënat në sistemin e lejeve të legalizimit praktika e cila mban nr. 220620, datë 25.07.2016, i përket subjektit Julian Qemal Keta me funksion social ekonomik 1 kat, në Njësinë Administrative Rrashbull ne fshatin Vrrine, me siperfaqe ndertimore 208.86 m2 dhe ndërtim 119.6 m2 dhe jo shtetasve Erion Aliko e Rakip Haxhiu.
Nga kërkimi në arkivat përkatëse rezultoi se leja e legalizimit në emer të shtetasve Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu nuk ndodhen në origjinal në asnjë nga arkivat, ndërsa leja e legalizimit në emër të shtetasit Julian Keta ndodhet në dosje origjinale ne arkivën e ALUIZNI-t,Durrës.
Nga verifikimet paraprake të VKM nr 359 datë 04.05.2021 e printuar nga www.qbz.al ne numrin rendor 15 , rezulton se është perfituesi Elbert Klement Balliu dhe jo Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu.
E gjithë praktika me anë të cilës është përfituar pasuria me nr. 53/126 vol 134 fq 23 e llojit truall me siperfaqe 2000m2, nga kjo ndertese 400+150 m2 . Me indeks harte DR-R5-16,17, në emër të shtetasve Erion Perparim Aliko dhe Rakip Haxhi Haxhiu nga pikëpamja e parë rezulton se është e punuar nëpermjet programit te fotoshopit dhe nuk është pratike origjinale dhe as nuk ndodhet në origjinal.
Nderkohë pesoni i interesuar për përfitimin e kësaj pasurie është shtetasi Iljas Fisheku i cili pretendon se ka paguar parat për legalizimin dhe blerjen e truallit prej 2000m2 nëpërmjet shtetasve Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu në shumën 13.500.000 leke, shumë e cila asnjeherë nuk është derdhur për llogari të ALUIZN-it.
Për sa më sipër dhe bazuar në hëtimet e kryera me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e shkallës së Parë Durrës me vendimin nr.216/3 datë 10.07.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:
· Mikel Zaho, banues në Durrës, me detyrë specialist Jurist pranë ASHK Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit te dokumenteve”, parashikuar nga neni 248,186/3 i Kodit Penal.
· Iljas Fisheku, banues në Fier, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit te dokumenteve”, parashikuar nga neni 143/3,186/2 i Kodit Penal.
· Erion Aliko, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit te dokumenteve”, parashikuar nga neni 143/3,186/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu me vendimin nr.216/3 datë 10.07.2021 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për të hetuarin:
· Rakip Haxhiu banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit te dokumenteve”, parashikuar nga neni 143/3,186/2 i Kodit Penal.
Policia e Shtetit sot, 14 korrik, ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.216/3 datë 10.07.2021.
Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.216/3 dt. 10.07.2021 Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar.
Hetimet e procedimit penal vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të fakteve objekt hetimi.
Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Durres po kryhen hetime dhe verifikimet e duhura persa i perket fitimit te pronesise mbi siperfaqe toke qe jane zene dhe me pas jane pervetesuar ne menyre te kundraligjshme duke shkaktuar pasoja te renda ne pasurine shteterore dhe ne komunitet hetime te cilat perfshijne dhe nepunes te institucioneve shteterore qe jane te implikuar ne kete veprimtari te kundraligjshme.

