Deçani në gjendje të jashtëzakonshme, IKSHPK pas analizave: Helmimi nuk erdhi nga uji
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2021, 09:56
Dalin analizat mikrobiologjike të mostrave në lidhje me rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit.
Adnora Nurboja nga IKSHPK, bën me dije se analizat kanë dalë negative dhe uji në Deçan nuk është i infektuar.
Më tej ai ka thënë se edhe pse analizat kanë dalë negative, në vijim do të bëhen analiza të tjera për të gjetur shkakun.
“Rezultatet laboratorike që kanë dalë sot flasin për momentin se nuk kemi asnjë pistë të helmimit hidrik. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka infeksione hidrike. Por, kjo do të dal pas analizave permanente si të ujit ashtu edhe të analizave të pacientëve. Do të informohemi me kohë.”
Komuna e Deçanit dje ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve.

