Rikthehet furnizimi me ujë në Deçan, rekomandohet të valohet para se të përdoret
Ka nisur furnizimi me ujë nga ujësjellësi për fshatrat e komunës së Deçanit, ku u helmuan rreth 900 persona.
Lajmin e ka bërë me dije ditën e sotme kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, pas ngjarjes së rëndë.
Ai thotë se e ka marrë vendimin pas takimit me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave dhe me rekomandimet e IKSHPK-së.
"Luten të gjithë̈ qytetarët e Komunës së Deçanit të zbatojnë kriteret e poshtëshënuara për përdorimin e ujit: 1. Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare! 2. Uji për nevoja të amvisërisë rekomandohet të përdoret vetëm pasi të vlohet! Këto kritere zbatohen deri në një vendim tjetër."
Ndërkaq, helmimi i qindra qytetarëve në Deçan ka bërë që kjo komunë të shpallë gjendje emergjente.
Gjatë ditës, udhëheqësit e institucioneve që kanë vizituar pacientët e shtrirë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, kanë bërë thirrje për hetim sa më të shpejtë të këtij rasti.

