Rreth 900 të helmuar, Deçani shpall gjendjen e emergjencës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2021, 12:09
Komuna e Deçanit në Kosovë, ka shpallur gjendjen e emergjencës, pas helmimit të 900 persona, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë me dije Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ndërkohë dyshohet se helmimi i njerëzve ka ndodhur për shkak të ujit.
Deri më tani në QKMF-në e kësaj komune ndihmë kanë kërkuar rreth 900 persona.

