(Video) Ishte “live” në Instagram, ekzekutohet me breshëri breshëri plumbash reperi “Red Boy”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Los Angelos, ku reperi indian Zerail Rivera, është ekzekutuar teksa ishte në makinën e tij.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Hawthorne, ku Rivera, i cili emrin artistik e kishte “Red Boy”, u vra teksa po fliste me një mik “live” në Instagram nga brenda makinës së tij.

Siç shihet në një video që është publikuar në rrjetet social,  21-vjeçari shfaqet duke buzëqeshur me mikun e tij, ku vetëm disa minuta  më pas dëgjohen të shtëna armësh dhe zëri i tij ndalon së foluri.

Ndërkohë miku i tij dëgjohet duke thënë “çfarë po ndodh, çfarë ke mik”. E pas disa sekondash telefoni i tij bie nga dora dhe transmetimi mbyllet.

Në lidhje me ngjarjen nuk ka asnjë të arrestuar ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.