I bie dritarja sipër, humb jetën 5-vjeçari në Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas të Kosovës, ku një fëmijë vetëm 5-vjeç, pasi një dritare që ka rënë nga lartësia e ka zënë poshtë.

Mësohet se dritarja e rënë, e ka goditur 5-vjeçarin në kokë ku i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Edhe pse ai është dërguar menjëherë në spital, por megjithatë nuk ka arritur që të shpëtojë.

Në lidhje me rastin në fjalë ka nisur edhe një hetim nga autoritetet përkatëse.