‘Nxehet’ situata në studio/ Riza- Sulçes: Ke tentuar të na manipulosh idetë, ja përgjigja e gazetarit
Në emisionin “Euro 2020” të RTV Ora, teksa komentoheshin ndeshjet e kampionatit evropian, nuk kanë munguar debatet, dhe ‘thumbimet’ që i kanë bërë komentatorët njëri-tjetrit.
Florian Riza i është drejtuar Altin Sulçes duke i thënë se herë pas here ka tentuar që të manipulojë mendimet e tij dhe Saimir Patushit.
Ndërkohë gazetari, i është drejtuar në mënyrë të ftohtë duke i thënë se nuk është i qartë në atë që thotë.
Pjesë nga biseda:
Drilon Xhepollari: Meqenëse Rizës i pëlqejnë segmente, segmenti blu në 6619 tifozë, sipas faqes zyrtare të UEFA, por një pjesë e tyre e kanë provokuar tifozët anglezë.
Florian Riza: Segmenti kishte konotacion negativ apo ishte..
Drilon Xhepollari: Jo nuk kishte konotacion negativ, por ti e përmend shpesh parandaj.
Florian Riza: Unë e përmend në konotacionin negativ, të qaartësohemi pak
Drilon Xhepollari: Ishte në formë batute.
Florian Riza: Batuta bëjmë, por theksoje se të bësh analogji me batutën time, duhet të jet konotacioni negativ, i fjalës segment.
Florian Riza: Pastaj, segmenti ka të bëjë me segmentin kryesor dhe atë kryesorin e kam ballë për ballë meje.
Altin Sulçe: Ashtu i duket se nuk është i qartë në ide
Albana Bejko: Sulçe e pranon këtë akuzë
Altin Sulçe: Ça thotë se kuptojë
Florian Riza: Se ti je konspiracionit brenda grupit tonë edhe herë pas here ke tentuar të manipulosh mendimin tonë, të miat dhe të Saimirit. Me ndërhyrjet e tua, me këto analizat e tua të orientuara për keq.
Altin Sulçe: Shoh se nuk je i qartë në ide, nuk e kuptoj se çfarë po thua dhe çfarë kërkon.
Florian Riza: Unë po them atë që zakonisht ke bërë bllofin këtu.